E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete

0

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare.

Nga këqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin.