E rëndë në Korçë, gjendet në shkallët e pallatit pa shenja jete 47-vjeçari

0

Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë.

Një person me inicialet J.M., 47 vjeç, është gjendur pa shenja jete në shkallët e pallatit ku banonte.

Personit nuk iu gjend asnjë shenjë dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu