Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e ‘Dukës’, të dyshuarin për sulmin në lokal

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Dukagjin Nikollajt, personit të njohur me nofkën “Duka”, i dyshuari kryesor për përfshirjen në sulmin me armë që ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Në atë sulm mbeti i vdekur personi me të cilin ai ishte i shoqëruar, një pjesëtar i FSK, Kastriot Ramadani.

Në njoftimin e lëshuar sot thuhet:

Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;

“Vrasja e Rëndë në Tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,
“Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu