E rëndë në kryeqytet! Vendoset lëndë plasëse në automjetin e qytetares, detajet e para

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet,

Në rrugën “Pjetër Budi” është vendosur lëndë plasëse në automjetin e shtetases M.K..

Siç raporton policia, kjo ngjarje ka sjellë vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.