LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një 23-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas policisë për pasojë të plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij, 23-vjeçari me iniciale L.D, ka humbur jetën. Ndërkohë unifromat blu bëjnë me dije se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Librazhd/Informacion paraprak. Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”/





