E rëndë në Lezhë/ Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën në spital gruaja 51-vjeçare

0

Një grua 51-vjeçare në Lezhë ka humbur jetën pas dyshimeve se ka konsumuar fostoksinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 6 maj, kur shtetasja D. B., banuese në fshatin Manati, u paraqit në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ajo u transportua menjëherë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi të mbijetonte.

Policia lokale dhe autoritetet hetimore kanë nisur menjëherë verifikimet për rrethanat e ngjarjes. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore.