E rëndë në Lezhë, rr*ëzohet nga ballkoni i shtëpisë vajza 4-vjeçare

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 19:45, në lagjen “Skëndërbeg”,  dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë 4-vjeçare.

Menjëherë, e mitura është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës ku dhe pritet të marrë ndihmë më të specializuar. Ndërkohë që deri më tani nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

“Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi Policia.