E RËNDË në Lushnje! 18-vjeçari aksidenton për vdekje këmbësorin (EMRI)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnjë, teksa një i moshuar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Goricaj, teksa viktima është identifikuar si 91-vjeçari Ruhi Kurteshi. Ai është përplasure nga një makinë tip “Benz” i drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.XH, teksa po kalonte rrugën. Nga plagët e mara, i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.