Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak momente më parë në Lushnjë.
Mësohet se një shpërthim i madh ka ndodhur në një magazinë, pasi punonjësit patën kontakt me shtyllën e tensionit të lartë.
Si pasojë e shpërthimit, ka ndërruar jetë 1 person, si dhe janë plagosur 4 të tjerë.
Raportohet se mes të plagosurve është deputeti i Partisë Socialiste, zoti Bujar Çela.
Gjithashtu dyshohet se biznesi ku ka ndodhur shpërthimi i përket këtij të fundit.