E rëndë në plazh/ Po notonte në afërsi të bregut, gomonia godet një 7-vjeçar. I mituri shkon me urgjencë në spital

0

Ngjarje e rëndë në plazh. Një gomone ga goditur një 7-vjeçar ndërsa fëmija i mitur po notonte në plazh.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës.

H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu