E rëndë në Pogradec/Babai qëllon me a*rmë djalin pas dhunës së përjetuar

0

 

Ngjarje e rëndë brenda një familje në fshatin Stropcke të Pogradecit. Babai plagos rëndë me çifte të birin.
Burime të siguruara thanë se mes babait e djalit ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara.
Gjatë debatit mësohet se djali ka ushtruar dhunë ndaj babait e ne kushte te tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij.

Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç.

Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu