E rëndë në Poliçan/ E moshuara i jep fund jetës, vetëhelmohet me pesticide

0

Një 69-vjeçare ka humbur jetën në Poliçan pasi dyshohet se është vethelmuar me pesticide. Sipas informacioneve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 në fahatin Kapinovë ku e moshuara është gjetur në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët. Ajo ka humbur jetën rrugës për në spital.

Gruaja quhet Verie Kreku dhe ka pirë pesticide. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin  dhe në në kushte të rënda depresioni ka vendosur ti japë fund jetës. Ajo është sjellë fillmisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal Berat  po megjithë përpjekjet e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:45, në fahatin Kapinovë, Poliçan është gjetur në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët, dyshohet të jet vet’helmuar me pesticide, shtetasja V.K., 69 vjeçe, e cila gjatë transportimit me autoambulancë për në Spitalin Rajonal Berat, ka humbur jetën.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu