Rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati.
Tragjikisht, shtetasi 57-vjeçar i cili ndodhej në banesën e prekur humbi jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.