E rëndë në Tiranë, një burrë pëson infarkt teksa po ecte me këmbë

0

Një person ka pësuar infarkt mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë të populluar të kryeqytetit, ku burri ishte duke ecur me këmbë në momentin që nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në tokë.

Dëshmitarët thanë për Neësbomb.al se burri ndërroi jetë, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përkeqësimin e shëndetit të tij është bërë edhe ekspozimi në temperaturat e larta.

Ambulanca dhe forcat e policisë mbërritën në vendngjarje pasi u njoftuan nga qytetarët dhe kryen transportin e tij drejt spitalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu