E RËNDË në Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

0

Një 62-vjeçare ka mbetur e lënduar dhe ka përfunduar në spital pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu