E rëndë/Nëna gjen fëmijën në çerdhe me 20 gërvishtje në fytyrë!

0

Një nënë në Australi shkoi të merrte fëmijën e saj 10 muajsh në çerdhe, por u trondit kur e ka atë me 20 gërvishtje në fytyrë.

Nëna e cila kërkoi menjëherë shpjegim nga stafi, zbuloi se gërvishtjet në fytyrë ishin për shkak të një aksidenti. Gjatë ndërrimit të pelenës një fëmijë tjetër që ndodhej pranë tij, i ka gërvishtur fytyrën.

Prindërit e Noes ishin të tmerruar dhe të zemëruar kur panë djalin e tyre në atë gjendje.

“Kemi shpërthyer në lot. Nuk mund ta besonim që diçka kaq e tmerrshme do i ndodhte djalit tonë të vogël”, thanë ata për mediat.

Prindërit e çuan menjëherë djalin në spital dhe mjekët ngritën dyshimin se ai nuk mund të gërvishtej kaq shumë nga një fëmijë tjetër në çerdhe. Ata u kujdesën për djalin 10 muajsh  dhe i thanë prindërve se plagët e tij do të shërohen së shpejti dhe nuk do të linin gjurmë. Babai i Noah dyshon se bëhet fjalë për dhunë.

“Burri im thotë se definitivisht nuk ishte aksident dhe ishte abuzim me fëmijë”, tha nëna.

Kopshti u ka kërkuar falje prindërve, por ata kërkojnë dëmshpërblim. Autoritetet po hetojnë incidentin për të përcaktuar nëse ishte vërtet një aksident apo është dhunuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu