Shkuan me pushime në Theth, infektohen me covid-19 tre qytetarë nga Gramshi

0

 

Rikthehen rastet potitive me covid 19-të në Gramsh. Vetëm javwn e fundit kanë rezultuar pozitiv pas konsultave në urgjencën e qytetit 3 persona. Fatmirësisht të infektuarit nuk kanë simptoma serioze, por të ngjashme me atë të një rrufe të thjeshtë sezonale. Mjeku epidemiolog Hyqmet Lleshi teksa flet për rikthimin e virusit në qytetin e vogël shton se rastet e reja janë diagnostikuat pas një eskursioni të kryer në veri të vendit, konktetisht në zonën e Thethit. Z. Lleshi siguron se kontaktet e ngushta me të infektuarit dhe vetë këta të fundit janë në monitorimin e mjekëve të familjes.

Vala e covid 19-tw edhe në Gramsh la pasoja serioze. 14 të qytetar të grupmoshave të ndryshme humbën jetën nga koronavirusi. Gjithashtu kjo është dhe një periudhë e ngarkuar virozash për shkak të luhatjes së temperaturave brenda ditës.

Infoweb Media/ Entela Duka

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu