E RËNDË! Qëllohet me armë zjarri drejt efektivëve të policisë gjatë aksionit antidrogë në Shkodër

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka hapur zjarr ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, ku një person ka qëlluar me armë zjarri. Për fat të mirë nuk raportohen efektivë ta plagosur.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu