Një konflikt mes dy te rinjsh në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Burime nga policia e Durrësit thonë se ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 8 të qytetit, pranë drejtorisë së policisë.
I plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjecar, i cili ndodhet në spital nen kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij, i cili është një bashkëmoshatar i të plagosurit.
Dy të rinjtë janë përplasur fizikisht për arsye ende të paqarta, ndërsa pritet të merret në pyetje i plagosuri për të mësuar më shumë rreth motivit të ngjarjes.