E RËNDË/ Shkrumbohet nga flakët kasollja dhe kafshët brenda saj në Pukë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pukë, teksa një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Mesul.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, pasi , janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda godinës.

Siç raportohet objekti shërbente si kuzhinë verore dhe strehë për disa kafshë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.