E RËNDË/ Shqiptari në Greqi dhunon brutalisht gruan, kërcënon dhe fëmijën e mitur: Do të të vras nëse…

0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me jetë.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku familja shqiptare jetonte prej disa vitesh. Sipas mediave greke, pasi është kthyer në shtëpi në gjendje të dehur, shqiptari është konfliktuar me gruan e tij dhe ka nisur ta dhunojë në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Madje, raportohet se ai ka kërcënuar dhe fëmijën që të mos tregonte gjë për çfarë kishte ndodhur.

“Nëse flet do të të vras”, kanë qenë fjalët që babai i ka thënë fëmijës së tij.

Në mesin e gjithë kësaj situate, gruaja ka marrë fëmijën dhe ka shpëtuar nga duart e tij. Ajo ka shkuar në stacionin e policisë duke denoncuar bashkëshortin e cili përballet me akuzën e sulmit seksual, dhunës në familje, rrezikimit të një të mituri, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe mbajtjes pa leje të armës gjahu dhe municionit.

Shqiptari u arrestua dhe po mbahet në qeli, teksa gruaja u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu