E RËNDË/ Sulm me thikë në shkollën fillore, plagosen dy nxënës të klasës së dytë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Republikën Çeke, ku një nxënës ka kryer një sulm me thikë.

Mësohet se dy të mitur kanë mbetur të plagosur nga shoku i tyre i klasës, në qytetin perëndimor të Domazlice, pranë kufirit me Gjermaninë. Sulmi ndodhi në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, ndërsa ata janë nxënës të klasës së dytë.

“Një nxënës sulmoi me thikë shokët e klasës. Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe prindërit e tyre janë njoftuar”,– tha policia në një deklaratë.

Nuk dihet ende motivi që qëndron pas sulmit të nxënësit, që tashmë është ndaluar nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu