E RËNDË/ Vëllezërit policë dhunojnë qytetarin në Burrel! Si nis konflikti mes tyre

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Burrel, ku një qytetar dyshohet se është dhunuar nga dy efektivë policie.

Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dy efektivët Avni dhe Sulltan Uka, vëllezër me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me qytetarin. Konflikti ka agravuar deri në dhunë fizike, duke rrezikuar edhe jetën e qytetarit.

Pas njoftimit për ngjarjen, Avni Uka me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, është ndaluar, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, teksa vëllai i tij po hetohet në gjendje të lirë, i akuzuar për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”.

Kontrollet për masakrën e Dobraçit/ “Safet Bajri s’u gjet në banesë! Dyshohet se në atentat është plagosur dhe …”

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndërhyrë në një incident të ndodhur në qytetin e Burrelit, ku dy vëllezër, punonjës policie, janë përfshirë në një konflikt me një shtetas të cilin dyshohet se e kanë dhunuar.

Nga hetimet e kryera, AMP ka krijuar dyshime të bazuara në prova se dy efektivët e policisë janë përfshirë në një përplasje fizike me shtetasin A. K. për motive të dobëta ndërsa përplasja ka agravuar në veprime të dhunshme, duke u bërë e rrezikshme për shëndetin e personit të tretë të përfshirë.

TRAGJIKE në Krujë! Ndërron jetë babai i 3 fëmijëve, ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte (EMRI)

Sipas njoftimit zyrtar, AMP ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë, Sulltan Uka, me detyrë në Komisariatin e Policisë Mat, është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësia”.

Organet hetimore po vijojnë me procedurat për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.