Në Gjermani është mbajtur sot seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar Basar Nimani.
Por teksa një nga autorët e dyshuar të këtij krimi, Huseyin Akkurt dilte para togave të zeza, 3 familjarë të tij janë qëlluar me armë zjarri fare pranë ambienteve të gjykatës së Bielefeld.
Sipas mediave të huaja, disa dëshmitarë pranë vendngjarjes raportuan se dëgjuan të shtëna me armë, teksa autoritetet konfirmuan plagosjen e 3 personave.
Huseyin Akkurt së bashku me Aymand Dawoud Kirit, që është në arrati, dyshohet se vranë Nimanin në Bielefeld më 9 mars 2024.
Ata shkrepën 16 plumba në drejtim të boksierit shqiptar që vdiq në vendin e ngjarjes.