E rëndë/ Vritet me armë zjarri 13-vjeçari

0

Një 13-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gërnac në Kurbin.

Vrasja e të miturit me mbiemër Keqi është raportuar në mesnatë nga familja, ndërsa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.

I mituri është gjetur i vdekur në afërsi të banesës së tij, dhe dyshohet se është vrarë aksidentalisht pasi së bashku me të afërm të tij të së njëjtës moshë kanë gjetur një armë dhe e kanë shkrepur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu