E rëndësishme/ Mbipërdorimi i antibiotikëve, mjeku: Alarm Botëror, prandaj jemi në këtë situatë

0

Pandemia Covid-19 nxiti keq dhe mbipërdorim të antibiotikëve. Mjekët shpjegojnë se përdorimi pa kriter i tyre ka rritur rezistencën bakteriale.

Kjo do të thotë më shumë vështirësi në trajtimin e sëmundjeve. Nga ana tjetër, pacientët në shumë raste, të shtyrë nga paniku, marrin antibiotikë edhe pa konsultimin e mjekut.

“Kohët e fundit kemi një dështim në terapinë me antibiotikë si rezultat i shfaqjes së rezistencës. Është një alarm botëror dhe janë të shqetësuar të gjithë. Një nga arsyet kryesore që ne jemi në këtë situatë është keqpërdorimi i tyre ose mbipërdorimi i tyre”, shprehet mjeku, Arben Pilaca.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu