E RRALLE/ Ndërpritet ndeshja për mungesë lojtarësh… futbollistët ishin në grevë!

0

Një ndeshje në kampionatin egjiptian D2 u ndërpre të premten, njëra nga dy skuadrat nuk kishte lojtarë të mjaftueshëm për ta përfunduar atë. Shumica e futbollistëve ishin në grevë.

EGJIPT – Nuk ka mundur të përfundojë të premten ndeshja mes Media Sporting Club dhe Tersanës në kampionatin D2 të Egjiptit.

Skuadra e parë hodhi në fushë vetëm tetë lojtarë në fillim të ndeshjes, mirëpo njëri prej tyre u dëmtua pas 12 minutash lojë dhe u largua nga fusha, kur Tersana tashmë po kryesonte 2-0. Në këto kushte, arbitri zbatoi rregulloren, që përcakton se një ndeshje nuk mund të vazhdojë më, nëse një ekip mbetet me shtatë lojtarë në fushë.

“Ekipi nuk u tërhoq nga ndeshja për shkak të respektit për Federatën Egjiptiane (EFA), ne vendosëm të merrnim pjesë me tetë lojtarë dhe asnjë portier në dispozicion, ndërkohë që disa lojtarë morën pjesë, pavarësisht dëmtimeve të tyre, tha Farag Al-Gamal, drejtuesi i MSC.

Disa lojtarë u ankuan dhe treguan pamundësinë e tyre për të përfunduar ndeshjen, ndaj arbitri vendosi ta ndërpresë atë. Lojtarët e Media Sporting Club refuzuan të luanin me pretendimin se nuk ishin paguar prej disa muajsh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu