Zjarri te SHISH në Elbasan / Ka dyshime se nuk ka qenë rastësor, zjarrëfikësja nuk u lejua të ndërhyjë!

0

Të tjera detaje kanë dalë rreth zjarrit të rënë pak ditë më parë në Drejtorinë e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan.

Burime për Panorama TV, bëjnë me dije se zjarri nuk ka qenë rastësor, por i kontrolluar.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se makina e shërbimit zjarrëfikës edhe pse u njoftua, nuk u lejua të ndërhyjë për fikjen e zjarrit.

Gjithashtu burime të besueshme brenda SHISH bëjnë me dije se janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm materialesh sekrete, informacione si dhe hard disqe të cilat mbanin informacion nga veprimtaria e përditshme e SHISH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu