E rrallë! Papa Françesku mesazh për rininë shqiptare: Mos u largoni, atdheu ka nevojë për ju (VIDEO)

0

ITALI- Përveç çështjeve të ndryshme në botë, Papa Françesku ka një mesazh edhe për të rinjtë shqiptarë që synojnë të largohen nga vendi. Në mesazhin e tij, ai i bën thirrje rinisë shqiptare të mos largohet jashtë shtetit, por të qëndrojnë në vendin e tyre për ta përmirësuar atë.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, dëgjohet Papa teksa thotë në video.

Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në platformën “X”.

POSTIMI:

Papa Francesku e don shumë popullin tinë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu