Realizohet me sukses pranë spitalit Hygeia, nxjerrja e monedhës nga stomaku i një fëmije 3-vjeçar nga dr.Plarent Kapo
Është realizuar me sukses pranë spitalit Hygeia, nxjerrja e monedhës nga stomaku i një fëmije 3-vjeçar nga dr.Plarent Kapo.
Fëmija 3-vjeçar prej 7 javësh kishte gëlltitur një monedhë metalike e cila kishte ngecur në stomak dhe për këtë arsye ndiqej nga afër me ekzaminime imazherike nga mjekët pediatër dhe imazheristë.
Në pamundësi për ta nxjerrë, fëmija u paraqit në Spitalin Hygeia ku mjeku gastroenterolog, dr. Plarent Kapo, arriti të realizojë nxjerrjen e monedhës në rrugë endoskopike (me gastroskop), nëpërmjet ndihmës së forcepsit.