E shkarkoi KPK, nëna e gjyqtarit të Vlorës nuk pranon vendimin dhe proteston në seancë, drejton gishtin ndaj anëtarit…

0

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në seancën e zhvilluar në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku trupa vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Vlorë, Bevis Shehaj.

Në fotot e shkrepura nga LSA, duket nëna e këtij të fundit e cila futet në ambientet e sallës ku u dha vendimi për shkarkimin e djalit të saj. Ajo drejtoi gishtin në drejtim të anëtarit të KPK, Olsi Komiçi duke e akuzuar atë për ryshfet.

Dy ditë më parë Shehaj u përball me gjetjet e reja të KPK në tre kriteret e vlerësimit të konstatuara pas riçeljes së hetimit për shkak të denoncimeve të kryera pas seancës së parë dëgjimore.

KPK ngriti pikëpyetje për vendime të gjyqtarit Shehaj të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit, konstatime që u kundërshtuar nga subjekti. Po ashtu, Shehajt ju bënë pyetje mbi balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu