E shkrumbuar totalisht, gjendet një makinë e djegur pranë vendit ku ndodhi vrasja në Prishtinë. Dyshimet e policisë

0

Një makinë e djegur është gjetur rreth dy kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje në Prishtinë. Ngjarja ndodhi afër Lagjes së Spitalit.

Ndonëse zjarrfikësja mbërriti në kohë në vendngjarje, BMW-ja u shkrumbua.
Sipas Policisë, ngjarja ka dyshime se lidhet me vrasjen që ndodhi dje në kryeqytetin e Kosovës.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete”, ka njoftuar Agron Borovci.

foto galeri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu