E shoqëruar nga një polic,Selena Gomez shfaqet e përgjakur në mes të rrugës

0

Përgjatë këtyre orëve,fotot e këngëtares së njohur,Selena Gomez kanë ‘çmendur’ rrjetin.Gomez shfaqet e përgjakur në mes të rrugës,ku mbrapa një saj shihet qartë një polic i cili e shoqëron.

Selena Gomez duket e tmerruar po aq sa edhe fansat e saj të cilët nuk kanë heshtur aspak pas fotove të publikuara.

Epo gjërat nuk janë ashtu siç duken.Fotot janë shkëputur nga xhirimet e serialit më të ri,“Only Murders in the Building”,ku këngëtarja do të jetë pjesë.

Seriali konsiston në 10 episode të cilat do të shfaqin me detaje intriguese historinë e 3 të panjohurve të cilët janë të apasionuar pas krimeve dhe më pas përfshihen në një të tillë.Aktorët pjesëmarrës janë Aaron Dominguez(Oscar),Selena Gomez(Mabel Mora),Steve Martin(Charles),Martin Short(Oliver).

Informacionet paraprake për aktorët pjesëmarrës në film,i kanë bërë fansat të padurueshëm,duke pritur me emocion magjinë që do të sjellë ky serial.Edhe pse foto të tilla qarkullojnë në media,ende nuk ka ndonjë datë për publikimin e filmit.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu