E tmerrshme! Nëna 28-vjeçare mbyt tre fëmijët e saj, njëri ishte vetëm një muajsh

0

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Los Anxheles, SHBA, ku një nënë 28-vjeçare ka mbytur tre fëmijët e saj, përfshirë një foshnjë të sapolindur dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Nga hetimet e zyrës mjeko-ligjore mësohet se fëmijët janë Mia Camila Rodriguez, 4 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Mason Mateo Rodriguez, 3 vjeç dhe Milan Mateas Rodriguez, vetëm një mujash.

Familjarët e 28-vjeçares thanë se ajo kishte rënë në depresion që pas lindjes së fëmijës së tretë dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku kryesor për ngjarjen e kobshme. Fëmijët u gjetën në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre në South Ferris Avenue rreth orës 12.45 të hënën, pasi një anëtar i familjes bëri thirrje për ndihmë, sipas toger Chuck Calderaro.

Ata nuk merrnin frymë dhe përpjekjet për t’i ringjallur rezultuan të pasuksesshme. Familja e 28-vjeçares Sandra Chico ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e shërbimeve të varrimit të fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu