E trishtë, 9-vjeçari shqiptar humb jetën nga koronavirusi

0

8 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Mësohet se mes viktimave është edhe një fëmijë vetëm 9-vjeç.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Katër të vdekur si pasojë e Covid-19 i takojnë grupmoshës mbi 80-vjeç, ndërsa 2 të tjerë 70-79 vjeç dhe një 60-69 vjeç.

Sipas njoftimit të MSH-së, 2.802 testime të kryera, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, numri i rasteve aktive në vend është 5.073.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu