E trishtë/ Hajdutët vjedhin shtëpinë e Paolo Rosit ndërkohë që ai po varrosej

0

Një ngjarje totalisht e paprecedentë është shënuar ditën e djeshmenë provincën e Arezos, aty ku disa hajdutë janë futur brenda shtëpisë së legjendës Paolo Rosi dhe e kanë bastisur atë, gjatë orës që ish-futbollisti i famshëm italian po varrosej. Grabitësit marrë disa prej bizhuterive që ndodheshin në vilën ku jetonte Rosi.

Për fat të mirë, objektet më të çmuara në lidhje me karrierën e ish-kampionit të botës nuk u vodhën. Ka qenë bashkëshortja e legjendës, ajo që ka zbuluar këtë ngjarje të shëmtuar, në momentin që është kthyer në banesën e saj. Mësohet se hajdutët ishin futur nga një dritare, teksa përveç disa sendeve me vlerë, ata kishim marrë dhe një shumë kartmonedhash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu