Eskavatori prek telat e korrentit, ndërron jetë 55-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Sheret”, Konispol ku një person ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

55-vjeçari me iniciale P.A., banues në Finiq ishte duke lëvizur me eskavator me kovën lartë, ndërkohë që mjeti ka prekur telat e rrymës elektrike dhe si pasojë 55-vjeçari humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu