E trishtë/ Humb jetën në moshë të re bashkëshortja e futbollistit nga Kosova

0

Kaltrina Fazliu-Shillova, gruaja e futbollistit nga Kosova Alban Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të ditës së sotme.

Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale. Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës ditën e sotme.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina.

“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu