E trishtë! I riu shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

0

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 29-vjeçari shqiptar në Itali, i identifikuar siXhulio Marleci.

Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena. Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë. Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Zhurma e përplasjes i nxori banorët jashtë mes tyre edhe profesoresha Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, ishte e para që ofroi ndihmë duke telefonuar njëkohësisht urgjencën.

Xhulio u dërgua me urgjencë në spital ku ndërroi jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu