E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re mësuesi i muzikës në Durrës

0

Humb jetën në moshën 39-vjeçare mësuesi i Muzikës në Durrës, Andi Bajraktari.

Mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta është bërë një atak në zemër.

Lajmin e trishtë e japin familjarët dhe miqtë e Andit, të cilët shprehen me hidhërim se u pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh.

Andi Bajraktari ishte kompozitor dhe mësues prej 10 vitesh në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës dhe gjithashtu ishte lektor në Universitetin e Durrësit.

Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe vetëm dy javë më parë erdhi në jetë vajza e tij e vogël.

Pritjet bëhen në agjencinë funerale “Paqja”, përballë Muzeut Arkeologjik, Vollga, Durrës. Varrimi në orë 16:00 pranë varrezave të reja, Durrës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu