E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo

0

Poeti Bardhyl Londo është ndarë nga jeta. Ky është një lajm i trishtë për botën e artit në Shqipëri. Dosja.al mëson se Londo ka ndërruar jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Londo ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”. Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA). Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

Disa nga veprat e tij janë; Krisma dhe trëndafila (1975), Hapa në rrugë (1981), Emrin e ka dashuri (1984), Si ta qetësoj detin – poezi (1988), Ditë njerëzore, Shën Shiu – 2010, Jeta që na dhanë – 2013.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu