E trishtë në Itali/ 18-vjeçari shqiptar shkoi të flinte por nuk u zgjua më. Mister shkaku

0

ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar ka shkuar që të flinte dhe nuk u zgjua më. Ngjarja e rëndë ka ndodhur Pistoia në Itali, kur për shkaqe ende të paqarta, i riu u gjet i vdekur në shtratin e tij. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur të vdekur Daniel Recin, shkruan “La Nazione”.

Zemra e tij kishte pushuar së rrahuri, dhe familjarët nuk mund të bënin më asgjë për të. Karabinierët kanë nisur hetimet. Trupi i pajetë u transportua në spitalin San Jacopo, ku do të caktohet autopsia, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.

Daniel Reci ishte larguar nga vendlindja e tij me shpresën për një të ardhme më të mirë, dhe kishte mbërritur në Itali në maj të vitit 2022 kur ishte ende shtatëmbëdhjetë vjeç. Kohët e fundit ajo që e shqetësonte Danielin ishte mbi të gjitha aftësia për të arritur pavarësinë ekonomike, duke gjetur një punë të qëndrueshme.

Me arritjen e moshës madhore në tetor 2022, ai kishte arritur ndërkohë bashkimin e familjarëve të tij, të cilët mundën t’i bashkoheshin në Itali dhe që nga dhjetori jetonte me nënën dhe vëllain e vogël në të njëjtën shtëpi në Pistoia. Lajmi tragjik u përhap menjëherë në komunitetin shqiptar të Pistoias.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu