20-vjeçari shqiptar ka humbur sot betejën në një spital të Patrës. I riu ishte transferuar aty rreth një muaj më parë, pas një aksidenti automobilistik në qendër të Nafpaktos.
Ky është 20-vjeçari Simos me origjinë nga Shqipëria, i cili u plagos rëndë në orët e para të 19 shkurtit 2022 në qendër të Nafpaktos. 20-vjeçari u dërgua me urgjencë me ambulancën e EKAB në Patra, ku u shtrua në spital ku mjekohej deri më sot, por në orën 10 të mëngjesit ai humbi jetën.