E trishtë! Po këndonte në koncert live, shembet në tokë dhe vdes këngëtari i njohur (Video)

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një koncert live në Paris, ku për fat të keq këngëtari Michael Benjamin është shembur në tokë papritur teksa performonte, duke humbur jetën.

Mediet e huaja raportojnë se 41-vjeçari ndërroi jetë në vend, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një sulm në zemër.

Mikaben ishte i ftuar nga grupi Carimi, i krijuar në vitet 2000, me rastin e një koncerti unik në Francë. Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, ai u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena. Pas shqetësimit të këngëtarit, koncerti u ndërpre dhe dhoma u evakuua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu