E trishtë/ Rrufeja i vret 32 krerë bagëti! Çobani në Krujë apel bashkisë për dëmshpërblim

0

Nel Xeka 60-vjeçari nga fshati Mafsheq në Malësinë  e Krujës ka rrëfyer rastin e humbjes së 32 krerëve bagëti.

Djali i tij 17-vjeçar kulloste dhitë në zonën e fshatit, ndërsa shkarkesat e rrufeve vrasin bagëtitë që kullosnin.

Fatmirësisht 17-vjeçari ka shpëtuar, dhe më pas ka njoftuar menjëherë babanë e tij rreth ngjarjes. Fill pas kësaj, është njoftuar veterineri i bashkisë Besnik Mesiti i cili sipas ligjit veterinar ka groposur tërë bagëtitë e ngordhura nga rrufeja.

Nel Xeka prej 20 vitesh jeton në një banesë të shkatërruar nga erozioni i tokës. Me bagëtitë mbante me të ardhura familjen. Xeka apelon për ndihmë bashkisë së Krujës dhe Ministrisë  së Bujqësisë për dëmshpërblim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu