Ka humbur jetën, në spital Mareglent Asllani, 43-vjeç i cili u aksidentua në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Një aksident mbeti e plagosur edhe një vajzë në makinën me të cilën u përplasën mes tyre.
Mario, siç e thërrisnin shoqëria e të afërm, të mërkurën që shkoi ishte duke udhëtuar me makinë në aksin Peqin-Elbasan, kur papritur u përfshi në përplasje fatale.
‘Në aksin rrugor ‘Peqin-Elbasan’, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. A., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. F., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit’-njoftoi policia ditën e aksidentit.





