E veçantë! Polonia drejt Katarit, e shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16 (Video)

0

POLONI – Nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Por në kohë lufte, me konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës në kufi, ku pati edhe pasoja serioze në territorin polak pas shpërthimit të dy raketave, marrja e masave të sigurimit dhe shqetësimi është krejt i natyrshëm.

Kombëtarja polake u nis për në Katar në orët e fundit dhe avioni me delegacionin në bord, u shoqërua jashtë kufijve ajror të vendit nga dy avionë luftarakë F-16. Pamjet mjaft mbresëlënëse janë postuar edhe nga profili zyrtar i federatës polake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu