26 emigrantë shqiptarë dëbohen nga Britania

0

BRITANI E MADHE- Nëntë shqiptarë u larguan direkt nga qendra e pritjes së Home Office, pasi kishin mbërritur në Britani me gomone. Daily Mail raporton se shqiptarët e deportuar ishin pjesë një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me një fluturim çarter për në Tiranë.

Një zëdhënës i Home Office tha: ‘Ne kemi kthyer 26 kriminelë të tjerë të huaj dhe emigrantë të paligjshëm me një fluturim çarter për në Shqipëri. Disa prej tyre në bord kishin dënime me më shumë se 24 vjet burg. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në MB dhe mirëpresim ata që udhëtojnë këtu ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Megjithatë, ne po shohim një numër të madh që bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme dhe po punojmë krah për krah me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime të forta për t’i ndaluar ato”.

Nëntë të larguarve nga qendra e pritjes Manston në Kent u ishte refuzuar hyrja nga Forca Kufitare.

Një nga shqiptarët e deportuar të enjten kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të dënohej me më shumë se shtatë vjet burgim për drogë. Një tjetër u dënua me tre vjet për prodhim droge dhe mashtrim. Një i tretë, i cili gjithashtu kishte hyrë ilegalisht në këtë vend dhe në kundërshtim me urdhrin e dëbimit, u dënua me më shumë se tre vjet burg po ashtu për drogë.

Muajin e kaluar u zbulua se 12,000 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Britani që nga fillimi i vitit – nga vetëm 50 në 2020 dhe 800 vitin e kaluar. Në fillim të kësaj jave, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se kriminelët shqiptarë po kryejnë ‘manipulim të hapur’ të ligjeve moderne të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu