E vërteta e lidhjes mes Covid-19 dhe rrjetit 5G

0

Duket se mendjet sublime që thonë se vaksinat janë plot me metale të rënda, tani janë të bindur se Kullat e antenave 5G përhapin Sars-CoV-2

Si të mos ishte i mjaftueshëm infeksioni nga koronavirusi, përveç hamendjeve mbi krijimin e Covid në laborator dhe shumë lajme të tjera të rreme që kanë qarkulluar muajt e fundit, vëmendja tani është kthyer në antenat 5G, “fajtore” për përhapjen e pandemisë.

“Duket se mendjet sublime që thonë se vaksinat janë plot me metale të rënda, kanceri shërohet me urinoterapi, Elvis Presley është i gjallë, tani janë të bindur se Kullat e antenave 5G përhapin Sars-CoV-2 “, tha virologu Italian Guido Silvestri, profesor në SHBA në Universitetin Emory në Atlanta.

Prof. Massimo Clementi, Drejtor i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së spitalit San Raffaele në Milano tha se lidhja midis valëve elektromagnetike 5G dhe Covid është më pak se zero dhe lajmet e përhapura janë të rreme

Është si të thuash se Toka është e sheshtë”, – tha Clementi duke theksuar se hipoteza nuk ka asnjë bazë shkencore dhe duke siguruar se 5G nuk kanë asnjë rol në përhapjen e pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu