‘E vrava nga xhelozia’! Ky është shqiptari që i mori jetën gruas në Athinë

0

Ky që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç në Athinë.

Krimi i rëndë ka ndodhur të enjten e kaluar, dhe sipas policisë, ai e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingon e banesës për një javë.

Sot ai telefonoi policinë për të rrëfyer vrasjen. Shqiptari mësohet të ketë thënë se krimin e ka kryer nga xhelozia, dhe se fëmijët ishin në shkollë kur vrau nënën e tyre.

Policia mbërriti menjëherë në banesë duke kryer arrestimin e tij, teksa u përballën me një skenë tronditëse kur gjetën trupin e pajetë të gruas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu